` . Shqiprim Taipi largohet nga FC Shkupi – TV-SHENJA

Shqiprim Taipi largohet nga FC Shkupi

Mesfushori preshevar, Shqiprim Taipi është larguar nga FC Shkupi. Taipi që erdhi gjatë verës së vitit 2017 te Shkupi në formë huazimi nga Shkëndija për 6 muaj, këta të fundit kanë vendosur që mos ta vazhdojnë bashkëpunimin me “bardhekaltërit” duke e zhvendosur te FC Prishtina. Kështu kartonin e 20-vjeçarit vazhdon ta zotërojë Shkëndija e Tetovës, me Taipin që firmosi kontratë profesionale me “kuqezinjët” në vitin 2015-të, ndërsa atë sezoni luajti edhe si huazim për Horizont Turnovën. /SHENJA/