` . Shqipëria U-19 fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Kosovës – TV-SHENJA

Shqipëria U-19 fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Kosovës

Shqipëria U-19 fitoi edhe miqësoren e dytë me Kosovën U-19, të luajtur pasditen e sotme në stadiumin ‘Loro Boriçi’. Për kuqezinjtë shënuan Pasha dhe Nezha, ndërsa për Kosovën barazoi momentalisht Limani, në minutën e 55 të sfidës.

Vetëm dy ditë më parë, këto dy skuadra u përballën në ‘Elbasan Arena’, ku rezultati ishte sërish 2-1 në favor të kuqezinjve të Bogdanit, ndërsa atëherë vendosi dopieta e Pashajt, përballë golit të Limanit.