` . Shqipëria e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Andorës, shënon Sadiku - TV-SHENJA

Shqipëria e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Andorës, shënon Sadiku

Kombëtarja po zhvillon sfidën e dytë të fazës së grupeve në eliminatoret e “Euro 2020”, pas humbjes 2-0 në takimin e parë ndaj Turqisë.

Largimi i Panuccit nga stoli duket se kombëtares i ka sjellë fat. Në përballjen e sontshme me Andorrën, kombëtarja e Shqipërisë e gjen veten në epërsi në 45 minutat e para të takimit.

Është Armando Sadiku ai i cili në minutën e 21-të i solli golin e epërsisë kombëtares. Sulmuesi elbasanas përfiton më së miri nga një gabim i portierit vendas duke e dërguar topin në rrjetë.