` . Shpurë..!!! – TV-SHENJA

Shpurë..!!!

Shkruan: Driton Demiri

…Për mrekulli, një lajm i bukur. Ky është lajm! Në harkun e këtyre tre ditëve, pamë, shikuam, dëgjuam diçka racionale. Diçka të arsyeshme. Njerëzit po merren vesh! Nënshkruajnë marrëveshje! Çdo marrëveshje kompromisi, çdo kompromis në vete, është, shumë më mirë sesa një konflikt! Pa u futur në thellësi të një konflikti se, çfarë çështjeje po prek. Kompromiset asnjëherë nuk janë ideale, janë çik të hidhura; porse në perspektivë s’kanë çmim, ato hapin rrugë, hapin mundësi për të ecur përpara. Konfliktet të përmbysin, nuk të lënë të marrësh veten, me vite e dekada. Kushdo që do të përparojë, gjithë ata duhet të, lëshojnë nga pak e të, vazhdohet të jetohet dinjitetshëm. S’ka dilemë! Dhe se kokat e zjarrta dalëngadalë të shuhen, e të qetësohen.

Tashti, ku gjendet “e jugut”?! Ndofta ndodh, për 100 vjet të flitet se si një vend u nda në të “së veriut” e “të jugut”!!! Si dihet, gjithmonë sipas pretendimeve. Po!  Është historike, madje ndryshim i historisë. Nga pagëzim si “ish” në të “së veriut”.  Mbase çdo gjë është më mirë, merr nga të marrësh, aq më mirë sesa përbuzje, përçmim e mos marrëveshje me fqinjin. Më mirë, një marrëveshje e tillë, sesa fare marrëveshje si dhe urrejtje nga të dy anët. Më mirë të veprojë e punojë diplomacia sesa të veprojnë e punojnë tanket dhe obusët, e ku ta di se çka nga artileritë. Pyeteni kë të doni? Përgjigjen si kjo do ta merrni. S’ka si ndryshe!

Deri në të “së veriut” është relative, ende nuk ka mbaruar, derisa gjithçka duket punë e kryer.

Të kuptohemi!

Dhe tani, ku është kontesti shqiptar këtu, ku vajti?! Nuk mund të mbyllet pa u zgjidhur. Jo! Në konstelata të brendshme është më i madh.  Sui generis më i rëndësishëm sesa zgjidhja e ndryshimit të emrit. Në disa raste më i rëndësishëm edhe se integrimet euroatlantike, le të themi. Të paktën për ne, shqiptarët e “ish-it” apo të “së veriut” në sens të së gjithë asaj çka kemi kaluar deri më tash.

Ju lutem!

Ndryshimet kushtetuese që do vijojnë, medoemos, të “hapin” edhe këtë kaptinë.

Nga orienti në horizont!

Ndonëse Churchili do thoshte: “ nuk ekzistojnë miq e as armiq të përhershëm porse ekzistojnë vetëm interesa (tona)  të përhershme”. Pikërisht, është momenti, më shumë se kurdoherë i interesave të përhershme. Tirana, Prishtina, Brukseli, Uashingtoni kohës së fundit të flasin shumë më shumë për ne s’e, sa ne për veten tonë. Siç u tha, të punojë diplomacia, pra. Të sjellë reciprocitet në mes edhe dy fqinjëve brenda përbrenda kornizave. Një dimension tjetër tashmë, jashtë idealeve për të sjellë “liri”, barabarësi, mirëqenie dhe progres për shqiptarët, është i patjetërsueshëm. Fundja, përfundimisht, për të formuar shtet të përbashkët me, kuptim të plotë të fjalës!

Kur shteti formon kombin, gjithçka është e hapur!

Ju përcjellë, pa emocione e pa eufori..!!!