` . Shpjegimet e MPB-së për alarmin e rrejshëm për bombë (Video) - TV-SHENJA

Shpjegimet e MPB-së për alarmin e rrejshëm për bombë (Video)

“Dilni të gjithë jashtë. Ka diçka rreth bankës, ka një bombë”, ka qenë alarmi i rrejshëm që ngriti njësitet speciale të policisë në Kapishtec të Shkupit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në ora 09:30 dikush është lajmëruar në një bankë në rrugën “Naroden Front” dhe në gjuhën serbe, ka denoncuar se ka një bombë në afërsi të objektit të bankës.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Më datë 12.08.2017 në ora 09:35, një i punësuar në bankën e cila gjendet në rrugën ‘Naroden Front’ ka denoncuar se një mashkull është lajmëruar dhe në gjuhë serbe ka thënë {Dilni jashtë, ka diçka rreth bankës’, më pas ka shtuar, ‘Ka një bombë”.

Pasi që denoncuesi është lajmëruar dy herë në bankë me këtë alarm, banka ka thirrur policinë dhe ekipet për luftimin e terrorizmit kanë dalë në terren për kontroll. Policia e ka kontrolluar gjithë terrenin përreth objektit të bankës dhe më larg, dhe nuk ka gjetur asnjë lloj bombe.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Ekipi për antiterrorizëm doli në vendin e ngjarjes dhe bëri kontroll të objektit të bankës, dhe përreth saj, dhe nuk ka gjetur asnjë mjet eksploziv”

Policia tani po e kërkon personin i cili ka bërë denoncimin e rrejshëm. Në orët e para të ditës, mediat njoftuan për një gjoja aksion policor, për shkak të numrit të madh të policisë speciale që e kishin vërejtur në Kapishtec, por pasi policia doli me detaje rreth ngjarjes, u kuptua që bëhej fjalë për alarm të rrejshëm për bombë.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

policia-alarmi i rrejshem by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme