` . “Shpikje” kineze: Rruga që të merr mendtë (Foto) – TV-SHENJA

“Shpikje” kineze: Rruga që të merr mendtë (Foto)

Për banorët e Chongqingut në Kinë, rruga e kthimit në shtëpi është shpesh e sikletshme. Për të hyrë në një kompleks rezidencial, duhet të bësh një rrugë spirale që kohët e fundit është bërë virale në internet.

Kjo rrugë të lodh nervat vetëm kur e shikon, kështu që imagjinoni se çfarë mund të ndjejnë ata banorë që duhet ta përshkuajnë përditë. Përdoruesit kinezë të internetit, kësaj rruge i kanë vënë emrin “Rruga magjike e Chongqingut”.