` . Shpërthimi në minierën në Bulqizë - TV-SHENJA

Shpërthimi në minierën në Bulqizë

Lidhur me ngjarjen e Bulqizës ku pati një shpërthim në minierën e kromit, shkaktuar nga gazi metan, mësohet se 3 minatorët kinezë të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 teksa punohej në nivelin 21 të minierës për hapjen e pusit të ri në thellësi 1000 metra.

Aktualisht ne këtë seksion punon kompania kineze ‘Xian Engineering’ e kontraktuar nga AlbChrome.

Kompania AlbCrome tha se nga shpërthimi u plagosën 3 minatorë por që fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën. Ndërkohë që nga pala shqiptare nuk ka asnjë dëm në njerëz apo material.

Ndërsa ministria e Energjisë tha se zv.ministri, Gëzim Musabelli dhe drejtues të strukturave të ministrisë bashkë me grupet e repartit të Inspektim Shpëtim Minierave kanë shkuar në Bulqizë për të parë nga afër situatën.

Aktualisht koncesionari ACR është në fazen e investimit për hapjen e pusit të thellësise që parashikohet ti shtojë jetëgjatësinë minierës për 25 vite të tjera. Për të kryer investimin ACR ka të nënkontraktuar kompaninë kineze ‘Xian Engineering’ e specializuar për punime të tilla.

Postime të Ngjajshme