` . Shpërthime gazi në Massachusetts, një i vdekur, 16 të plagosur (Video) – TV-SHENJA

Shpërthime gazi në Massachusetts, një i vdekur, 16 të plagosur (Video)

Zjarre të mëdha kanë përfshire Massachusetts, në SHBA, ku të paktën një persona ka vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur për shkak të disa shpërthimeve të shkaktuara nga rrjedhje gazi.

Të paktën 40 banesa dhe godina, në tre qendra banimi janë përfshirë nga zjarri në veri të Bostonit, dhe e gjithë zona është evakuuar, përcjell bw.

Qendrat më të prekura janë ato të Lawrence, Andover dhe North Andover. Edhe të gjitha ndërtesat e Columbia Gas Service janë evekuuar.

Shpërthimet janë shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së gazit metan. Përveç policisë në vendngjarje ndodhet edhe Fbi për të hetuar në të gjitha drejtimet.