` . Shpend Ahmeti komenton shitjen e ‘Audi Q7’ të Isa Mustafës – TV-SHENJA

Shpend Ahmeti komenton shitjen e ‘Audi Q7’ të Isa Mustafës

Shitjen e “Audi Q7” të Isa Mustafës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka vlerësuar si një “premtim simbolik që më në fund u realizua”.

Ahmeti e ka quajtur simbolik sepse, siç ai u shpreh, “si përqindje e buxhetit nuk është e madhe, por simbolik sepse një veturë e shtrenjtë përfaqësonte çdo gjë që nuk na duhet në sektorin publik”.

Ai ka bërë thirrje që kjo të shërbejë si një mesazh që makina të tilla të mos bihen më, së paku jo me para publike.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Sot u shit edhe Audi Q7. Një premtim simbolik më në fund u realizua.

Simbolik sepse si përqindje e buxhetit nuk është e madhe. Por simbolik sepse një veturë e shtrenjtë përfaqësonte çdo gjë që nuk na duhet në sektorin publik. E shtrenjtë, me xhama të zi për tu barikaduar dhe me 26 litra shpenzime. Në mënyrë simbolike paratë nga shitja do ti përdorim për me të rrezikuarit e komunës tonë.

Le të jetë edhe mesazh që makina të tilla të mos blehen më, së paku jo me para publike. Le të jetë edhe mesazh për destinimin e buxhetit në të gjitha komunat e institucionet”, ka shkruar Ahmeti.