` . Shpallet konkursi për prokuror publik - TV-SHENJA

Shpallet konkursi për prokuror publik

Kuvendi publikoi konkursin për prokuror të ri të Republikës së Maqedonisë, i cili më parë ishte miratuar nga deputetët para një jave. Me shpalljen, që nga sot, rrjeth afati prej 15 ditësh për dorëzimin e kandidaturave në Këshillin e Prokurorëve Publik.

Prokurori mund të jetë një jurist i diplomuar i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë, ka të dhënë provimin e jurisprudencës dhe ka përvojë pune prej së paku tetë vjetësh, me rezultate të dëshmuara në çështje juridike, po ashtu në këtë konkurs mund të kandidojnë edhe profesorët universitar të cilët ligjërojnë më shumë se 10 vite në ndonjë lëndë kuridike.

Deri më tani, kërkesat e tyre i kanë bërë të ditur pesë kandidatë, noterja Lorija Vanevska dhe avokatët Zvonko Davidoviq, Aleksandar Tortevski, Aleksandar Minkov dhe Sejfula Osmani. Afati i fundit i aplikimit është 15 ditë. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme