` . Shpallet i hapur viti i ri shkollor 2019-2020 në shkollën “Maarif International School” (VIDEO) - TV-SHENJA

Shpallet i hapur viti i ri shkollor 2019-2020 në shkollën “Maarif International School” (VIDEO)

Shkolla Fillore dhe e Mesme “Maarif International School” përmes një ceremonie festive shpalli të hapur vitin e ri shkollor 2019-2020, si viti i dytë me radhë pas ardhjes së Fondacionit Maarif në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i shkollës tha se janë të kënaqur nga interesimi i madh i prindërve dhe nxënësve, si dhe nga sukesi i stafit akademik gjatë vitit të parë të cilin e vlerësoi si mjaft të suksesshëm.

Zafer Çinar, drejtor i “Maarif School” Tetovë: Pas një viti të kaluar me vështirësi, suksese dhe me punë në disa raste edhe pa marrë frymë, si dhe me mbështetjen tuaj të çmuar sot jemi në prag të një viti të ri edukativo arsimor. Do të doja që me këtë rast të ju falemenderoj të gjithëvë për mbështetjen e fortë që dhatë duke flluar nga institucionet qëndrore, lokale, organizatat jo qeveritare dhe universiteteve. Por pa dyshim që mbështetja më e fuqishme ishte interesi I prindërve dhe nxënësve, prandaj do të doja të shpreh një falemenderm të posaçëm për ata”.

Kryetari i këshillit të prindërve, tha se një ndër arsyet e punën së suksesshme të kësaj shkolle është bashkëpunimi i ngushtë mes institucionit dhe prindërve.

Kujtim Kasami, këshilli i prindërve: Shkolla Maarif po vepron suksesshëm dhe në drejtimin e duhur duke lënë pas përvojën një vjeçare dhe përgaditur për vitin vitin e ardhëshëm. E gjithë kjo arrihet duke vepruar e bashkëvepruar me shumë institucione, organe dhe faktor relevant. Kjo vërehet sidomos në bashkëpunimin e ndërtuar midis shkollës dhe prindërve. Ne si prindër jemi krenar që fëmijët tanë janë pjesë e kësaj vatrearsimore dhe educative, të sigurtë, të mirëedukuar, të arsimuar me teknologjitë bashkëkohore dhe plot inovacione, duke vënë në përdorim mjete të ndryshme mësimore të nevojshme për një process mësimor cilësor”.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë, Tulin Erkal Kara, tha se me mbështetje të shtetit të Turqisë Fondacioni “Maarif” synon që të zgjërojë rrjetin e shkollave në mbarë vendin dhe më gjerë.

Tulin Erkal Kara, ambasadore e Republikës së Turqisë: Kjo është shkolla e dytë e fondacionit tur Maarif në Maqedoni, përveç kësaj shkolle kemni edhe një foshnjore në Shkup. Kjo është edhe një shenjë se veprimtaria e fondacionit Maarif dhe numri I shkollave do të vazhdon të rritet në të ardhmen dhe një fakt tjetër i rëndësishëm është pozicioni i kësaj shkolle që gjindet në qytetin e Tetovës. Me këtë dimenzion karakterizojmë një urrë të fortë bashkëpunimi mes Turqisë dhe komuniteteve mike në këto treva”.

Fondacioni “Maarif” në Maqedoninë e Veriut ka filluar veprimtarinë vitin e kaluar përmes një çerdhe në Shkup dhe shkollës fillore dhe asaj të mesme në qytetin e Tetovës. Ky është viti i dytë i veprimtarisë së shkollave që janë nën ombrellën e këtij fondacioni nga Republika e Turqisë.

Arben Zeqiri /SHENJA/