` . Shpallen vendet finaliste për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2026 – TV-SHENJA

Shpallen vendet finaliste për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2026

Komiteti Olimlik Ndërkombëtar ka njoftuar më 9 tetor për emrat e tre finalistëve që do të mund të jenë nikoqire të Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2026.

Ky Komitet ka njoftuar se Kalgari në Kanada, Milano e Kortina Ampezo në Itali si dhe Stokholmi në Suedi janë vendet finaliste.

Nënpresidenti i Komitetit, Juan Antonio Samaranch, ka thënë gjatë takimit në Buenos Aires se të trija qytetet do të jenë partnere të besueshme për organizimin e Lojërave Olimke dhe të gjitha kanë infrastrukturën e nevojshme për këtë organizim.

Vendimi përfundimtar për këto Lojëra do të merret vitin e ardhshëm.

Komiteti Olimpik është duke zhvilluar takime në margjina të Lojërave Olimpike të të Rinjëve në kryeqytetin e Argjentinës.

Ky Komitet ka miratuar në mënyrë anomnime një Deklaratë kontraverese për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Atletëve.

Qëllimi i saj është mbështetja e atletëve pavarësisht sportit të tyre, moshës, gjinisë apo kombësisë, duke theksuar të drejtat dhe përgjegjësitë e atletëve brenda Lëvizjes Olimpike.

Në këtë dokument përfshihen edhe çështjet kundër dopingut, integriteti, sporti i pastër, karriera, diskrimimini dhe mbrojtja nga ngacmimi dhe abuzimi.