` . Shorti i ekipeve shqiptare për Europa League - TV-SHENJA

Shorti i ekipeve shqiptare për Europa League

Në Nyon të Zvicrës është tërhequr edhe shorti për çiftet për raundet kualifikuese të Europa League.

Krahas Prishtinës, këtë sezon marrin pjesë ekipet nga Shqipëria: Partizani, Skënderbeu dhe Tirana, si edhe Shkëndija e Tetovës, raporton Telegrafi.

Tirana do të luajë ndaj izraelitëve të Maccabi Tel Avivit, Partizani kundër Botev Plovdiv të Bullgarisë, ndërsa Skënderbeu ndaj Sant Julia të Andorrës. Ndërkaq, Shkëndija e Tetovës do të luajë kundër Dacia Chisinau të Moldavisë.

Ndeshjet e para të raundit të parë kualifikues do të zhvillohen më 29 qershor, ndërsa ndeshjet kthyese më 6 korrik.

Postime të Ngjajshme