` . SHKUPI-RENOVA BARAZIM, SHKËNDIJA SËRISH NUK GJEN FITOREN - TV-SHENJA

SHKUPI-RENOVA BARAZIM, SHKËNDIJA SËRISH NUK GJEN FITOREN

Xhiroja e tretë në kuadër të elitës së futbollit vendor është mbyllur me katër ndeshjet e zhvilluara sot. Derbi shqiptar ndërmjet Shkupit dhe Renovës nuk shkoi më shumë se një barazim 2:2. Për skuadrën nga Cairi të dy golat i shënoi Jarin Murina, ndërsa nga radhët Renovës dy herë rrjetën e gjeti Remzifaik Selmani. Ndërkohë Shkëndija nuk arrin të gjejë fitorën as në xhiron e tretë të kampionatit, pasi barazoi 1:1 në Tetovë përballë Makedonija Gjorce Petrovit. Struga Trim Lum mori fitore kundër Sileksi me shifra 2:1, ndërsa Akademia Pandevi fitoi bindshëm ndaj Borecit me rezultat 2:0. Ndeshjet e xhiros së katër në kampionat, zhvillohen javën e ardhshme. /SHENJA/