` . SHKUPI PRET KAMPIONATIN EVROPIAN EKIPOR TË ATLETIKËS - TV-SHENJA

SHKUPI PRET KAMPIONATIN EVROPIAN EKIPOR TË ATLETIKËS

Fundjava sjell kënaqësinë për dashamirët e atletikës së Maqedonië së Veriut, pasi qyteti i Shkupit do të presë kampionatin evropian ekipor të atletikës për ligën e tretë për senior. Ky event vjen si shpërblim pas organizimit të sukseshëm të kampionatit evropian në vrapim malor i cili vitin e kaluar u mbajt në Vodno, teksa gjatë ditës së sotme Agjencia për Rini dhe Sport dhe Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut në një konferencë për shtyp shpalosën detaje rreth këtij organizimi.

Darko Kaeski, drejtor i ARSM

“Me organizimin e këtij eventi të madh sportiv, qytetin e Shkupit e vendosim në hartën e sportit botëtor i cili do të jetë nikoqir i më shumë se 430 atletëve nga 14 shtete. Jam i privilegjuar pasi mundem ta paralajmëroj këtë spektakël të atletikës i cili këtë fundjavë do ta pasurojë edhe më shumë programin sportiv në kryeqytet. Jam i bindur se bashkë kryetaren e Federatës së Atletikës do të organizojmë edhe më tepër evente të mëdha të këtij lloji me të vetmin qëllim që atletika të ngrihet mbretëresh të gjitha sporteve”.

Aleksandra Vojneska Zikova, Kryetare e FAM

“Ashtu siç e përmendi edhe drejtori jemi nikoqir të kampionatit evropian ekipor të atletikës për Ligën e Tretë për senior i cili do të mbahet në arenën “Toshe Proeski”. Kemi dhënë mund të madh që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet. Jemi ndihmuar edhe nga Agjencia për Rini dhe Sport. Gjithashtu janë përfshirë të gjithë faktorët relevantë nga sporti që të përfaqësojmë shtetin në mënyrën më të mirë. Në fund i ftoj të gjithë adhuruesit e atletikës që këtë fundjavë të vijnë dhe t’i ndjekin garat”.

Ndryshe në këtë kampionat evropian do të marrin pjesë mbi 430 atletë nga 14 shtete, ndërsa garat do të zhvillohen prej 10 deri më 11 gusht në arenën “Todor Proeski”.

Samir Sinani /SHENJA/