` . Shkupi fiton duelin me Akademia Pandevin - TV-SHENJA

Shkupi fiton duelin me Akademia Pandevin

FC Shkupi ka fituar derbin e mesjavës ndaj Akademi Pandevit me rezultat 1:0 të vlefshëm për xhiron e 30-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Golin e vetëm dhe të fitores për Shkupin e realizoi Besar Iseni në minutën e 86-të, duke shtuar kështu shpresat klubit të tij për dalje në Evropë. Fitore ka regjistruar edhe Renova ndaj Sileksit me golin e vetëm të Miovskit në minutën e 5-të, ndërkohë është mundur Shkëndija nga Bellasica në Strumicë me shifra 2:1. Në ndeshjet tjera, Rabotniçki u mposht nga Pobeda në shtëpi me rezultat 2:1, ndërsa Vardari fitoi kundër Makedonija Gjorçe Petrovit me shifra 2:0. Xhiroja e radhës në LPFM do të zhvillohet të shtunën. /SHENJA/