` . Shkupi fiton Borecin, humbin Renova dhe Struga - TV-SHENJA

Shkupi fiton Borecin, humbin Renova dhe Struga

Shkupi ka marrë fitore në ndeshjen e parë të gjysmësezonit pranveror në elitën e futbollit vendor, duke mundur Borecin në Çair me rezultatin 2:0. Golat për triumfin e Shkupit u shënuan në 10 minutat e fundit të sfidës, me Bajramin që realizoi golin e parë në minutën e 80-të dhe Iseni që realizoi në shtesat për shifra finale 2:0. Bardhekaltërit ndeshjen e mbyllën me një lojtar më pak në fushë, pasi në të 86-të Bajrami u përjashtua nga fusha me karton të kuq. Ndërkohë punët në këtë gjysmësezon pranveror nuk kanë nis mirë për Renovën dhe Struga Trim Lumin. Renova u mund në Tetovë nga Sileksi me rezultat 0:1, ndërsa me të njejtat shifra Struga në shtëpi u mposht nga Rabotniçki. Ndërkohë në takimin qe u zhvillua më herët, Shkëndija fitoi transfertën me Akademia Pandevin me rezultat 1-2.