` . Shkupi dhe Sarajeva qytetet më të ftohta në Ballkan - TV-SHENJA

Shkupi dhe Sarajeva qytetet më të ftohta në Ballkan

Me vetëm shtatë gradë celsius të matura në mesditë, kryeqytetet e Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, Shkupi dhe Sarajeva ishin qytetet më të ftohta në Ballkan, njëherësh kryeqytetet më të ftohta në Evropë, raporton AA.

Kur është fjala për Ballkanin, temperatura më e lartë është regjistruar në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb, ku u matën 17 gradë celsius, njëjtë si në Mostar dhe në Maribor.

Në kryeqytetin e Sllovenisë, Ljubljanë, temperatura u ngjit në gradën e 16-të, kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica regjistroi 15, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana 14 gradë celsius, dhe kryeqyteti i Serbisë, Beogradi 13 gradë celsius.

Postime të Ngjajshme