` . Shkupi dhe Athina fillojnë raundin e tretë të negociatave ripërtrirëse (Video) – TV-SHENJA

Shkupi dhe Athina fillojnë raundin e tretë të negociatave ripërtrirëse (Video)

Shkupi dhe Athina kanë filluar raundin e tretë të negociatave ripërtrirëse mes dy vendeve për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar. Në kuadër të këtij raundi, ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias po zhvillojnë një takim në Vjenë me ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic, i cili ka filluar në fokusin e së cilit është konstesti për emrin. Takimi ka filluar para mesditës.

Për herë të parë pas ripërtrirjes negociatat zhvillohen në nivel të ministrave të jashtëm, pasi për këtë u dakorduan gjatë takimit në Davos kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Ndërkohë, ky raund konsiderohet si fillim i negociatave thelbësore për pikat të cilat mbetet kontestuese.

Takimit të sotëm me ndërmjetësin e OKB-së, i parapriu një takim mes ministrave Dimitrov dhe Kocias që u zhvillua mbrëmë, po ashtu në Vjenë, dhe në të cilin dy diplomatët harmonizuan pozicionet para takimit të sotëm. Nuk ka informacione nëse në takimin e sotëm do të shqyrtohet draft-marrëveshja, të cilën për në mes të shkurtit e paralajmëroi Kocias. Shefi i diplomacisë greke muajin e kaluar deklaroi se përgatit draft-marrëveshje prej katër pikave që, nëse pranohet, do të paraqesë bazë për zgjidhjen e kontestit.

Qeveritë e dy vendeve veç më kanë bërë të qarta pozicionet e tyre. Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, javën e kaluar e shprehi gatishmërinë e Maqedonisë që të pranohet propozim me përcaktim gjeografik, por përmendi se nuk sheh nevojë për ndryshim të Kushtetutës së vendit. Ndërkohë, për kryemistrin grek, Aleksis Cipras, korniza që garanton zgjidhje është emër i përbërë për përdorim edhe të jashtëm edhe të brendshëm, për të cilin duhet ndryshim kushtetues dhe tërheqje e të gjitha dyshimeve për qëndrime irredentiste.

Pas ripërtrirjes së negociatave, kjo është hera e tretë që palët ulen në tavolinë për të diskutuar rreth zgjidhjes së kontestit më ndërmjetësim të Nimicit. Takimi i parë u zhvillua më 12 dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel, ndërsa takimi i dytë më 17 janar në Nju Jork, në të cilin Nimic shpalosi para negociuesve të të dy vendeve propozime të reja për emrin.

Teuta Buçi /SHENJA/