` . Shkup, sot protestohet nën moton-“Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë?!” – TV-SHENJA

Shkup, sot protestohet nën moton-“Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë?!”

Sot në Shkup do të mbahet protestë qytetare kundër rikualifikimit të veprës në rastin e Almir Aliut. Protesta më saktë do të mbahet te ‘Ura e Gurit’ në Shkup me fillim nga ora 14:00.

Protesta mban moton, “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”, ndërsa ky hap vjen pasi pala e prokurorëve maqedonas kërkon rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”, kurse pala shqiptare kërkon që për rastin të mbetet kualifikimi si vepër penale “vrasje”, ku akuzohet Boban Iliq.