` . Shkon në 81 numri i viktimave nga koronovirusi - TV-SHENJA

Shkon në 81 numri i viktimave nga koronovirusi

Ka shkuar në 81 numri i personave të vdekur nga koronavirusi kinez. Qeveria e Kinës mori vendim për zgjatjen e pushimit zyrtar, ndërsa bizneset e mëdha qëndruan të mbyllura ose kërkuan nga stafi që të punojnë nga shtëpia në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e virusit.

Kryeministri kinez, Li Keqiang, e vizitoi epiqendrën e virusit, qytetin Wuhan, duke dashur të japë sinjale se qeveria është duke u përgjigjur në mënyrë serioze ndaj krizës shëndetësore, shkruan “Reuters”.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar u rrit për rreth 30 për qind dhe shkoi në 2744. Gati gjysma e tyre janë regjistruar në provincën Hubei, kryeqytet i së cilës është qyteti Wuhan.

Ndonëse disa raste janë konfirmuar edhe në më shumë se dhjetë shtete të tjera, në to ende nuk është regjistruar ndonjë rast fatal nga ky virus i rrezikshëm.

Liderët kinezë kanë kërkuar transparencë sa i përket të dhënave për personat e infektuar pasi pati dyshime për fshehje të gjendjes reale në terren nga agjencitë shtetërore, të cilat në vitet 2002 dhe 2003 ishin përpjekur t’i zvogëlonin shifrat e të sëmurëve nga virusi SARS.