` . SHKËNDIJA ZYRTARIZON PËR TRAJNER, ERNEST GJOKËN - TV-SHENJA

SHKËNDIJA ZYRTARIZON PËR TRAJNER, ERNEST GJOKËN

Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar për trajner të ri, Ernest Gjokën. Tekniku 49-të vjeçar nga Tirana ka firmosur kontratë profesionale me kuqezinjtë dhe menjëherë pas zyrtarizimit ka filluar punën me seancën e parë stërvitore të kësaj pasdite. Ernest Gjoka është një prej trajnerëve që ka fituar trofe vitet e fundit në Shqipëri, pasi ka drejtuar Kukësin në dy kohë drejt triumfit në Superligën shqiptare dhe Kupën e Shqipërisë. Përveç Kukësit, Gjoka në karrierën e tij si trajner ka punuar edhe me Vllazninë e Shkodrës, Kamzën, Flamurtarin e Vlorës, Tomorin dhe Apoloninë. Nga ekipi tetovar kanë falenderuar Erhan Selimin, për kontributin dhe rezultatet pozitive gjatë periudhës si ushtrues i detyrës së trajnerit, duke i uruar suksese në vazhdimësi si drejtor i shkollës së futbollit të kuqezinjëve. /SHENJA/