` . Shkëndija përballë ekipit të Estonisë në raundin e parë në Çampions - TV-SHENJA

Shkëndija përballë ekipit të Estonisë në raundin e parë në Çampions

Shkëndija e Tetovës do ta përfaqësojë vendin në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërsa shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës ka nxjerrë për kundërshtarë të tetovarëve në raundin e parë skuadrën nga Estonia, Nome Kalju.
Në grupin e parë, ku ishte edhe kampionia e vendit Shkëndija, u shortuan edhe këto çifte si Crvena Zvezda-Farencvarosh, Astan-Suduva, Ludugorets-CFR 1907 dhe AJK-Ararat Armenia.