` . Shkëndija nis vrullshëm sezonin: Mund Vardarin 2:0 - TV SHENJA

Shkëndija nis vrullshëm sezonin: Mund Vardarin 2:0

Shkëndija e Tetovës e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në futbollin elitar duke mundur 2:0 kampionin në fuqi Vardarin. Pjesa e parë foli për vendasit të cilët gjatë gjithë kohës krijuan raste të mira për të shënuar, mirëpo nuk arritën që të zhbllokojnë shifrat. Pamje të njejta edhe në fraksionin e dytë me tetovarët të cilët u vunë në kërkim të golit të epërsisë, ndërsa ai do të vinte në minutën e 61-të kur Alimi lëshon një predhë drej portës kundërshtare për epërsi 1:0 të Shkëndijës. 5 minuta më vonë Hasani asiston bukur për Zhunior, ndërsa ky i fundit me shumë klas realizon për rezultatin 2:0. Deri në fund tetovarët administruan mirë lojën duke shënuar fitore të rëndëishme në terren vendas. Me barazim 0:0 është mbyllur takimi në mes Rabotniçkit dhe Renovës me të dyja skuadrat të cilat kishin rastet e tyra për të shënuar, mirëpo në fund barazimi ishte rezultati më real i këtij takimi.

Postime të Ngjajshme