` . Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me Juan Felipen - TV-SHENJA

Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me Juan Felipen

Juan Felipe edhe zyrtarisht nuk është më futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Klubi kuqezi dhe braziliani kanë vendosur që me marrëveshje të dyanshme të ndëpresin bashkëpunimin, duke gjetur kështu akordin për shkëputjen e parakoshme të kontratës. Kampionët në fuqi kanë falenderuar Felipen për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen.