` . Shkëndija festoi titullin e kampionit (Video) - TV-SHENJA

Shkëndija festoi titullin e kampionit (Video)

Shkëndija ka fituar Akademia Pandevin me rezultat 4:1  në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të në elitën e futbollit vendor, ndërsa pas ndeshjes skuadra tetovare kishte festë të madhe pasi pranoi trofeun e titullit të Kampionit për sezonin 2018/19. Derbi shqiptar në Çair ndërmjet Shkupit dhe Renovës u mbyll pa fitues me të dyja skuadrat që barazuan me rezultat 2:2. Makedonija Gjorçe Petrovi fitoi Sileksin me shifra 2:0, ndërsa Bellasica u mposht me rezultat 1:0 nga Rabotniçki. Fitore të thellë në këtë xhiro regjistroi Vardari që mposhti Pobedën me shifra 6:0. Xhiroja e 36-të dhe e fundit për këtë sezon do të zhvillohet të dielën e ardhshme. /SHENJA/

Shkëndija feston titullin e Kampionit për sezonin 2018/19 🏆

Gepostet von Tv Shenja am Sonntag, 19. Mai 2019