` . Shkëndija eliminon Vardarin, në finale me Pelisterin - TV-SHENJA

Shkëndija eliminon Vardarin, në finale me Pelisterin

Shkëndija dhe Pelisteri janë finalistët e edicionit të sivjetshëm në Kupën e Maqedonisë, pasi eliminuan gjegjësisht Vardarin dhe Bregallnicën, njofton SHENJA.

Shkëndijës i ka mjaftuar fitorja 3:1 në ndeshjen e parë për të avansuar më tej, pasi që Vardari fitoi takimin e kthimit me rezultat 0:1, falë golit të Velkovskit në minutën e 60-të. Të dyja skuadrat nga minuta e 34, luajtën pa kapitenët Hasani dhe Gërçarov të ndëshkuar me kartona të kuq, pas një rrëmuje në terren, e cila solli edhe ndërprerje për disa minuta të takimit.

Në gjysmëfinalen tjetër, Pelisteri në Manastir fitoi 1:0 Bregallnicën dhe kalon në finale me rezultat të përgjithshëm 3:2, pasi ndeshja e parë ishte e mbyllur me barazim 2:2. Finalja e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit do të luhet me 17 maj. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme