` . Shkëndija e gjen fitoren, triumfon edhe Shkupi - TV-SHENJA

Shkëndija e gjen fitoren, triumfon edhe Shkupi

Kampionët në fuqi, Shkëndija ka gjetur më në fund fitoren e parë të sezonit të ri, duke e mundur Rabotniçkin me rezultat 3:0 në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 5-të në LPFM. Tre golat për triumfin e tetovarëve nën udhëheqjen e trajnerit Erhan Selimi i realizuan Zhunior, Alimi dhe Totre.

Ndërkohë triumf mori edhe Shkupi në Çair, duke mundur Sileksin me golin e vetëm të brazilianit Serzhinjo. Në ndeshjet tjera, Vardari ka mundur Struga Trim Lumin me rezultat 3:0, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi në terren vendas mposhti Borecin me shifra 3:1.

Kampionati vendor vazhdon të mërkurën, kur në program janë ndeshjet e xhiros së 6-të.

Aziz Sahiti /SHENJA/