` . Shkatërrohen 218 kilogram mish dhe ushqim i pasigurtë - TV-SHENJA

Shkatërrohen 218 kilogram mish dhe ushqim i pasigurtë

Rreth 218 kilogramë ushqim, pjesa më e madhe mish dhe përgatitje nga mishi dhe vezët, janë shkatërruar si të pasigurta gjatë kryerjes së inspektimeve tek operatorët me ushqim në Dojran, Ohër dhe Strugë, kumtoi sot Agjencia për ushqim dhe veterinari.

Në 128 kontrolle të jashtëzakonshme nga 5 deri më 11 korrik në tre qendra turistike, janë konstatuar mos’harmonizime me rregullat tej 61 operatorë me ushqim. Higjienë e pamjaftueshme në objekte, deklarim i padrejtë i ushqimit, kryerje jo e rregullt e kontrolleve të domosdoshme shëndetësore – higjienike të të punësuarve, zhvillim jo i rregullt i të dhënave konform procedurave të caktuara për praktikë të mirë prodhuese dhe higjienike NASSR, janë vetëm disa nga parregullsive.

Për mënjanimin e tyre, shërbimet inspektuese të AUV kanë sjellë 20 vendime dhe një ndalesë, janë shqiptuar 50 masa inspektuese edukim i operatorëve dhe gjashtë gjoba.

Përveç në qendrat turistike, AUV zbaton kontrolle të brendshme edhe në objektet me shitje me pakicë në të gjitha vendbanimet, si dhe në vende ku mbahen manifestime në qiell të hapur dhe ku përgatitet dhe shërbehet ushqim.

Para paralajmërimit për rritje të temperaturave, Agjencia apelon që qytetarët t’i respektojnë rekomandimet për konsumim të ushqimit të sigurt në kushte të temperaturave të larta kur edhe rreziku nga prishja e tij është më i madh.

Nga fillimi i vitit përfundimisht me majin, inspektorët e AUV kanë zbatuar 28.926 kontrolle në qarkullimin e brendshëm dhe 33.198 kontrolle të dërgesave nga importi. Si të pasigurta, në atë periudhë kohore janë shkatërruar 137 tonë ushqim, pjesa më e madhe me origjinë shtazore.

Parregullsi në pikëpamje të sigurisë së ushqimit mund të paraqiten edhe në linjën falas të telefonit për konsumatorët e Agjencisë për ushqim dhe veterinari 0800 3 22 22, personalisht apo në postën elektronike info@fva.gov.mk.