` . Shkarkohet kryetari i Këshillit komunal të Strugës, LSDM do të udhëheq me Këshillin - TV SHENJA

Shkarkohet kryetari i Këshillit komunal të Strugës, LSDM do të udhëheq me Këshillin

LR-PDSH e mbështetur nga LSDM ka votuar për shkarkimin e Kryetarit të këshillit komunal të Strugës, Abdulla Qazimovski. Nga LR PDSH kanë propozuar që përkohësisht me seancën të udhëheq këshilltari i LSDM-së Risto Qushko, i cili është këshilltari më i vjetër në këtë përbërje. Ky propozim i LR PDSH-së është mbështetur edhe nga VMRO-DPMNE dhe LSDM. Kryetari i sapo shkarkuar Qazimovski tha për televizionin shenja se ai gjatë kohë nuk është pajtuar me politikat e kryetarit të Komunës Ziadin Sela, pasi ai ka përdorur patriotizmin si maskë për përfitime.

“Kohën e fundit kanë ndodhur disa gjëra që tek blloku shqiptar, më vjen keq të them se patriotizmi ka mbetur vetëm retorikë. Zotëri Sela, për mos suksesin të cilin e kishte tek Këshilli, është për të ardhur keq kur një kryetar i Këshillit, i cili lufton për integrim, respektivisht që të bëhet  Labunishti një nënqiell shqiptarë, të cilin shqiptarët gjithmonë e kanë dëshiruar këtë por edhe labunishtasit e kanë kërkuar nga vitet e 90-ta deri tani. Sot Zotëri Sela dhe LR-PDSH-ja, kërkojnë vota që ta zëvendësojnë një shqiptarë nga Labënishta, ndërkaq në vend të tij anëtari më i vjetër i Këshillit do të jetë nga LSDM. Kjo tregon se ai kërkon vota nga blloku maqedonas që ta shkarkojë një shqiptar i cili deri më tani e kryente detyrën e tij denjësisht për kombin e tij. Të të them sinqerisht, për disa punë asnjëherë nuk jam pajtuar, dhe as tani nuk pajtohem”, ka thënë Abdulla Qazimovski, kryetari i shkarkuar i këshillit të Strugës.

Ndërkaq, koordinatori i grupit të këshilltarëve të LR-PDSH në këshillin komunal në Strugë Muamedin Istrefi deklaroi se propozimi i shkarkimit të Abdulla Qazimovskit vjen pasi ai një kohë më të gjatë nuk ka përmbushur detyrat partiake, pret të cilave muajin e kaluar është shkarkuar, por nuk ka përmbushur as obligimet si kryetar i Këshillit Komunal.

“Abdulla Qazimoski u shkarkua nga të gjitha organet partiake edhe pse ai thotë se ka dhënë dorëheqje. Edhe sot e shkarkuam sepse ka bërë opstrukcione të punës së Këshillit. Ne u koordinuam që të mbahet seancë për çështjen e legalizimit të ndërtimeve dhe ligje të tjera, por Qazimovski nuk e thirte seancën e Këshillit. Prandaj mblodhëm nënshkrime të këshilluarve dhe e thirrëm seancën. Në kemi marr vota prej të gjithë banorëve dhe duhet të punojmë në interes të tyre”, ka deklaruar Muamedin Istrefi, koordinator i këshilltarëve të LR-PDSH-së.

Ai tha se në këtë seancë nuk mund të propozohet kryetar i ri, prandaj atë do të vazhdoj ta udhëheq këshilltari i vjetër i cili është nga radhët e LSDM.

Mefail Ismaili /SHENJA/


Shkarkohet kryetari i Këshillit komunal të… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme