` . Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti 24,5 përqind | TV SHENJA
pune

Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti 24,5 përqind

Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) në tremujorin e parë të këtij viti papunësia në Maqedoni është 24,5 për qind. Numri i të papunëve është 231.386 persona, ndërsa numri i të punësuarve 714.435 persona me shkallë të punësimit 42,6 për qind.

Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve 697.248 persona, 60,1 për qind janë meshkuj, ndërsa 39,9 për qind femra. Midis të papunëve përqindja më e madhe janë meshkuj 66,3, ndërsa femrat 33,7 për qind.

Sipas moshës, më shumë të papunë janë midis moshës 25 dhe 49 vjeç. Më së shumti persona të papunë janë me arsim të mesëm katërvjeçar 106.732, me fillor 57.793, me arsim të lartë 42.956, me arsim të mesëm trevjeçar 15.793, me arsim fillor të papërfunduar, me arsim sipëror 2.276 dhe pa arsim 1.908.

Postime të Ngjajshme