` . Shkaku i protestave, paralizohet trafiku në kryeqytet - TV-SHENJA

Shkaku i protestave, paralizohet trafiku në kryeqytet

Thuajse e gjithë kryeqendra e Shkupit ishte në kaos. Në të gjitha rrugët që çojnë për në qendrën e Shkupit, mund të vëreheshin kolona e kolona të makinave që sot kishin ndërruar itinerarin e vozitjes për shkak të një bllokimi të urës “Goce Dellçev”.

Disa shoferë të nervozuar qëndronin në radhë për një kohë të gjatë, e disa tentonin të gjejnë ndonjë rrugë alternative për të dalë nga kolonat që i ngjasonin atyre në pikat kufitare gjatë pushimeve verore.

Ndryshimi i kahjes së makinave bëhej në urën Goce Dellçev  e cila të çon për në Bit Pazar, ku autoshkollat kishin vendosur makinat e tyre në shenjë protestë për propozim ndryshimet në Ligjin për siguri në trafik, gjegjësisht për marrjen e patent shoferit.

Ligji parasheh monitorimin me kamerë të të gjithë procesit të ushtrimit dhe të dhënies së provimeve për marrjen e lejes për vozitje.

Ferikan Iljazi /SHENJA/


Shkaku i protestave, paralizohet trafiku në… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme