` . Shiu shkakton vërshime në Komunën e Çairit (Video) - TV SHENJA

Shiu shkakton vërshime në Komunën e Çairit (Video)

Shirat e rrëmbueshëm që mbrëmë befasuan shkupjanët kanë lënë pasojat e zakonshme nëpër rrugët e pa asfaltuara ose të asfaltuara dobët në Çair. Televizioni SHENJA vizitoi disa prej lagjeve të Çairit që pas secilit shi sado të vogël, thuajse paralizohen. Por uji tashmë ishte tërhequr nga bodrumet që paraprakisht ishin stërmbushur.

Një prej banorëve të rrugës me emrin “Kemal Ataturk”, Xhelal Fera, dëshmon për shiun i cili dje kishte vërshuar rrugët e lagjes së tij e cila nuk ka puseta të mira dhe kanalizim atmosferik dhe se rruga e promovuar afro dhjetë ditë më parë nga autoritete lokale, ra që në testin e parë.

XHELAL FERA, BANOR I ÇAIRIT

“Qe 10 ditë kjo rrugë është e rregullume, me asfalt të ri dhe janë bërë dëme por paramendoni më tej…40 vite ky asfalt nuk është rregullu. Vetëm një shtresë të vogël e shtruan, erdhën dhe e rregulluan. Ndërtimi zgjati dy vjet, gjoja se do ta rregullojmë me standarde evropiane…”

Fera fajëson autoritetet për mungesë interesi për vendbanimet shqiptare.

XHELAL FERA, BANOR I ÇAIRIT

“Është fakt se Koce Trajanovski dhe Izet Mexhiti kanë qenë këtu. Duhet me ju tregu atyre që janë në kolltuqet e veta që po thonë se po punojnë, po punojnë, por asgjë nuk po punojnë”

Shumica e banorëve të tjerë nuk donin të flasin para kamerës për dëmet e shumta që i kishin pësuar. Në biseda joformale shprehnin dëshprimin nga mungesa e investimeve në infrastrukturë për më shumë se vjet, ndërsa sapo përmendej kamera, banorët largoheshin me vrap.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/


Shiu shkakton vërshime në Komunën e Çairit (Video) by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme