` . Shitje rekorde gjatë "Ditës së Beqarëve" - TV-SHENJA

Shitje rekorde gjatë “Ditës së Beqarëve”

Më 11 nëntor e cila festohet si “Dita e Beqarëve” në Kinë, brenda 24 orëve është bërë shoping prej 25.3 miliardë dollarë, me të cilën është thyer një rekord i ri botëror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në platformat tregtare Taobao dhe Tmall, të kompanisë udhëheqëse mes gjigandëve të e-tregtisë në Kinë, Alibaba, brenda një dite është realizuar shoping prej 168 miliardë e 3 milion yuen (25.3 miliardë dollarë).

Në “Ditën e 11-shi i Dyfishtë (11 Nëntor)” porositë e bëra për markat vendase dhe të huaja në shumë produkte nga elektronika e deri në mobilje, ka tejkaluar shifrën 800 milionë.

Alibaba në shopingun e vrullshëm gjatë ditës së djeshme brenda 13 orëve të para e tejkaloi rekordin e vitit të kaluar i cili ishte 18.1 miliardë dollarë.

Kompanitë e e-tregtisë në Kinë, ku mund të bëhet shoping nga interneti, me anë të promocioneve dhe lirimeve speciale mundohen që të tërheqin klientë.

“Dita e Beqarëve” në Kinës dhe e Hëna e parë pas “Ditës së Falenderimeve” në SHBA ku bëhet më së shumti shoping garojnë për shitje rekorde.

Amerikanët vitin e kaluar në Ditën e Falenderimeve dhe Premten e Zezë në shopingun online kishin harxhuar 5 miliardë dollarë. Ndërsa në Ditën e Hëna Kibernetike ishin harxhuar 3.39 miliardë dollarë.

Fushata e parë për 11-shin e Dyfishtë në vend ishte bërë në vitin 2009 ku në atë vit ishin harxhuar 8 miliardë dollarë në shoping online.

Mbi 80 për qind të shopingut të bërë mbi internet në Kinë bëhet nga ueb faqja e Alibaba. “Dita e Beqarëve” për herë të parë në Kinë kishte nisur mes studentëve në vitet 1990.

Postime të Ngjajshme