` . Shiraku i Bunjamin Shabanit barazon me Loritin, ndeshje e shkëlqyer për kumanovarin – TV-SHENJA

Shiraku i Bunjamin Shabanit barazon me Loritin, ndeshje e shkëlqyer për kumanovarin

Bunjamin Shabani ka shkëlqyer në barazimin 1:1 të skuadrës së tij Shirak ndaj Lorit të zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë në Premier Ligën e Armenisë.
Shabani sërish u gjet në formacionin titullar, duke regjistruar edhe një paraqitje të mirë në kampionatin armen. Kumanovari kishte një rast të mirë disa sekonda para shënimit të golit të parë, kur bëri një ndërhyrje të bukur në brenda zonë, duke dribluar mbrojtësit kundërshtar, ndërsa gjuajtjen e tij e devijoi portieri drejt shtyllës, me topin që u rikthye te autori i golit Diakite, që realizoi për epërsi 1:0.
Skuadra e mesfushorit shqiptar nuk arriti që të mbajë këtë avantazh deri në fund, pasi në minutën e 85-të u ndëshkua me një gol nga Etop, duke fiksuar shifrat e takimit në 1:1.

GOOALLL!

Շաբանի ➡️ Կռուզ = ԳՈՈՈՈՈՈՈՈԼԼԼԼԼ Shabani ➡️ Cruz = GOOOOALLL!!! #GoShirak #nevergiveup #bestrong #believe #wewillbebakc #workhard #togetherwecan #onedream #Gyumri #Armenia

Gepostet von SC Shirak am Sonntag, 12. August 2018