` . SHGM dhe KEMM kërkojnë mediat t’u përmbahen standardeve, ndërsa politikanët aktpadive - TV-SHENJA

SHGM dhe KEMM kërkojnë mediat t’u përmbahen standardeve, ndërsa politikanët aktpadive

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM) janë të mendimit se funksionarët publik duhet t’u përmbahen aktpadive ndaj gazetarëve.

Siç thuhet në kumtesë, rruga drejt profesionalizimit në media duhet të rregullohet përmes organeve vetërregulluese. Në përputhje me praktikën e mirë të vendeve evropiane, toleranca tek politikanët duhet të jetë më e madhe dhe ata duhet të vendosin shembull për shfrytëzimin cilësor të mekanizmave dhe organeve vetërregulluese.

SHGM dhe KEMM ju bëjnë apel mediave t’u përmbahen standardeve profesionale të raportimit duke publikuar informacione të sakta dhe të kontrolluara. “Ju bëjmë apel mediave të respektojnë standardet profesionale dhe etike, për shkak se shkelja e këtyre standardeve nuk është në interesin e askujt, dhe as më pak në besimin e mediave”, thuhet në reagim.