` . Shfuqizohet përkohësisht paraburgimi për pronarin dhe shoferin e "Durmo Toursit" - TV-SHENJA

Shfuqizohet përkohësisht paraburgimi për pronarin dhe shoferin e “Durmo Toursit”

Gjykatësi i procedurës paraprake përkohësisht ka vendosur t’ua shfuqizojë masën e paraburgimit pronarit dhe shoferit të autobusit “Durmo Tours”, i cili u aksidentua para disa muajve në rrugën Shkup-Tetovë, raporton 1 Tv.

Pronari i kësaj kompanie dhe shoferi i autobusit që u aksidentua sipas vendimit të gjykatësit, janë dërguar në arrest shtëpiak. Për këtë vendim i cili është marrë para dy ditëve, ka reaguar Prokuroria Themelore e cila thekson se gjykatësi nuk ka të drejtë të vendosë për paraburgimin i cili vazhdohet në çdo 30 ditë, pasi gjykatësit e Këshillit Penale, si instancë më e lartë, kanë vendosur që i njëjti të vazhdohet.

Arsyetimi i gjykatësit për shfuqizimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit është se kanë pasur përkeqësime të shëndetit të tyre.