` . Shfarcenegerizmi” dhe mercenarizmi medial – TV-SHENJA

Shfarcenegerizmi” dhe mercenarizmi medial

Injoranca e programuar dhe e financuar nga disa qarqe antishtetërore e antishqiptare (padyshim!), ca matrapazëve lokalë medialë e ca mercenarëve tanë politikë (që janë bërë “kockë e asht”), kohëve të fundit në gjitha shoqëritë shqiptare në Ballkan është duke iu dhënë hapësirë enorme mediatike! Shtrohet pyetja se çfarë po ndodhë, në fakt, me këto shoqëri (që nga goja e burokratëve të Brukselit identifikohen si: periferike!)?

Shkruan: Fadil MALOKU, Prishtinë

  1. Demokracia mediatike, si “kolonizatore” e sofistikuar e politikës bashkëkohore, sot përmes infuzioneve dhe përmbajtjeve të reja informative në mënyrë radikale po e ndryshon, si rolin, ashtu dhe amanetin tradicional të partive të sotme politike.
  2. Në fakt, në kohën tonë mediet kanë “pronësuar” pothuajse në mënyrë të habitshme dhe të rrufeshme rolin e ndërmjetësuesit (“big social sandwich”) tradicional, që vijëzohej, zakonisht, ndërmjet “publikut të gjerë” dhe “politikës së pakët”! Partitë politike dhe politikanët e sotëm, përmes doktrinës së njohur të spin doktorëve, po e arrijnë ta kontrollojnë (lexo: manipulojnë) dhe menaxhojnë mjeshtërisht “frymëmarrjen” aktive të opinionit publik të shoqërive transitive.
    3. Sa më shumë që mediet publike e reduktojnë diskursin politik (p.sh. për temat madhore të interesit kombëtar e shtetërorë) në një prezantim të thjeshtë argëtues, aq më shumë i realizojnë pritjet e publikut të gjerë. Sepse, ato në periudhën e tranzicionit, kur ende nuk është stabilizuar as “përgjegjësia”, e as “sundimi i ligjit”, e kanë shumë më lehtë të luajnë rolin e “viktimës në sandviç”! Injoranca e programuar dhe e financuar nga disa qarqe antishtetërore e antishqiptare (padyshim!), ca matrapazëve lokalë medialë e ca mercenarëve tanë politikë (që janë bërë “kockë e asht”), kohëve të fundit në gjitha shoqëritë shqiptare në Ballkan është duke iu dhënë hapësirë enorme mediatike! Shtrohet pyetja se çfarë po ndodhë, në fakt, me këto shoqëri (që nga goja e burokratëve të Brukselit identifikohen si: periferike!)?
  3. Kjo tendencë mediale ose “frymë” tipike antikombëtare, që ndryshe në shkencat sociologjike identifikohet dhe shquhet si mënyra dhe metoda më e sofistikuar e “operacionit” pa dhimbje, për publikun e gjerë naiv dhe ende të paemancipuar sa duhet politikisht dhe ekonomikisht, ka marrë një turravrap mjaft interesant?! Më e keqja e gjithë këtij “pushtimi” të pahetuar nga publiku i gjerë, por jo edhe nga sociologët dhe ekspertët mediatikë, qëndron në atë se, përveç kurdisjeve tematike që bëhen me të gjitha mjetet propaganduese (rrjetet sociale, TV-të private, në këtë periudhë të tranzicionit të stërzgjatur!), ato janë duke i kontaminuar, tmerrësisht dhe qëllimisht, pothuajse të gjitha sferat e jetës sonë.
  4. Duke i “skanuar” disa nga këto “norma e vlera imponuese”, kryesisht në mediet dhe rrjetet sociale mbarëkombëtare nga ana e këtyre matrapazëve dhe injorantëve mercenarë, ne me “briskun” tonë sociologjik kemi kuptuar që kjo injorancë e programuar dhe orkestruar nga “qendra kibuci” nuk është as e rastësishme, e as e paqëllimshme! Nuk është rastësishme, sepse përsëritjen e “lajmeve dhe temave” (natyrisht, gjithnjë të përzgjedhura me kujdesin maksimal!) që ata ia imponojnë publikut të gjerë, pra masës amorfe dhe deri diku naive e të pa emancipuar politike sa duhet, ia gatuajnë dhe servojnë me do pretekste dhe elokuenca të një trendi e “produkti” kinse masovik e global!? Ajo çfarë fillimisht bie në “syzet” tona pa dioptri janë forma dhe përmbajtja e veprimit të tyre në union dhe në situata e tema të karakterit shtetëror e kombëtar!?
  5. Kur flasim kështu, mendojmë si në ato që vijnë me etiketa lindore, por “të promovuara” nga mercenarët “identitarë” shqipfolës, ashtu edhe ato perëndimore, por “të prodhuara” nga injorantët vetëmohues të identitetit tonë shqiptar. Tani shtrohet pyetja njëmilionëshe nëse bëhet fjalë për “testimin” e shkallares së atrofimit të gjykimit tonë qytetar për të kaluarën e pakthyeshme dhe përplot dilema identitare e hamendje historike e kulturore apo është kemi të bëjmë me përzgjedhjen e mënyrës sonë më të shpejtë për t’u “arratisur” nga përditshmëria gjithnjë më e zymtë dhe më e pa perspektivë?!
  6. Të njëjtat “qendra kibuci” e gazetar mercenarë (të trajnuar enkas) me metoda shumë të sofistikuara mediatike, rrjete sociale etj. po mundohen që publikut të hutuar dhe të frikësuar “t’ia amputojnë”, heshtazi dhe me aplikativitet sa më masovik, disa ligje, norma, rregulla e kode gjoja të reja sociale (duke rritur qëllimisht dozën e histerisë së “tërpisë” publike); politike (duke na imponuar hipokritët, injorantët dhe të korruptuarit, si modele lidershipi); fetare (duke injektuar kontaminimin në tradita e etnopsikologji antifetare e antikombëtare!); kulturore (duke përdorur “shpëlarjen e trurit”, për të krijuar huti dhe konfuzion në publikun e pakënaqur indiferent me rrjedhat e gjertanishme të pasluftës!).
  7. Këshilla ime: mos bini pre e manipulimit dhe injorancës së tillë mercenare! Debati publik ka degraduar aq shumë në pothuajse të gjitha sferat e jetës, saqë të mbushet mendja që jemi në gjendje kolapsimi e kome të thellë vlerore, intelektuale, e kulturore, saqë vetëm “vaksinat e tyre” të reja mendore mediatike mund të na shpëtojnë, si shtendërtimin, ashtu edhe vendin ku po jetojmë, duke harruar kështu, se në këto hapësira jemi edhe ne – disa të tjerë, që ani pse nuk hyjmë qëllimisht në “konkurrencën” e tyre jo lojale e tejet djallëzore, i përcjellim dhe i kuptojmë taksativisht, si “lojërat” e tyre të ndyta, ashtu edhe qëllimet e tyre antishtetërore e antikombëtare.
    9. Degradimin e gjuhës së komunikimit publik po e bëjnë kryesisht injorantët dhe tipat mercenarë, të cilëve u ka humbur, si “busulla” orientuese e kohës dhe humanitetit, ashtu edhe ekuilibri etik publik! Tipat e tillë denigrues, përmes injorancës dhe mercenarizmit të ngjizur, më së miri pasqyrojnë, si nivelin e emancipimit të tyre, ashtu edhe defektet dhe varfërinë e mendjes së tyre intelektuale e identitare! Por, çfarë është natyrshmëria e varfërisë identitare?
    10. Natyrshmëria identitare ruhet, mbrohet, kultivohet… etj. kryesisht përmes origjinës së vetës sonë sociale e kulturore. Çdo “arratisje” eventuale improvizuese, e qëllimshme ose, qoftë, edhe e detyrueshme (sado kudo e përkohshme), e zbehë dhe e shqetëson identitetin e origjinës sonë fillestare. Pra, duket që “stacionimi” social dhe ai kulturor në origjinëm tonë identitare frymon shumë më natyrshëm, më arsyeshëm, më akomodues, e besa edhe më qëndrueshëm. Në fazën e parë “emancipuese” ky njeri i ekzaltuar me modelin e ri identitar… joshet në të gjitha mënyrat dhe në të gjitha anët e mundshme! Bile, shkohet aq larg me premtime e joshje, saqë (në fazat e mëvonshme e me një tretman beneficues) atë e trajtojnë edhe si subjekt relevant në gjithë jetën sociale, politike e kulturore!
  8. Në mënyre që në fazat e mëvonshme, ai (pra ky njeri!) duke qenë i shtrënguar nga “kërkesat” dhe joshjet statusore (edhe morbide e skizofrene!) shtesë, ai shndërrohet nga subjekti në objekt….! Tani realizimi i tij si objekt duhet “ta mbathë” një trajtesë shumëdimensionale filozofike, sociologjike, psikologjike, sociale, kulturore, që në kushtet dhe rrethanat e ndërtimit të marrëdhënieve të reja, në procesin e tranzicionit, shpeshherë rrëshqet në një model të ri kapitalizmi, pra, një tip kapitalizmi që shumica e sociologëve të sotëm e identifikojnë si (predatory capitalism) kapitalizëm grabitqar!
  9. Shoqëria kosovare, si një shoqëri akoma tipike e tranzicionit ka qenë e hendikepuar me faktin e mungesës së një lloj tradite sado kudo të vogël dhe të natyrshme në ndërtimin e marrëdhënieve kapitaliste, pra marrëdhënieve dhe logjikave të pamëshirshme tipike konkurruese, përmes të cilave pa dyshim do të profilizoheshin, si shtresat e ndryshme sociale, ashtu edhe elitat e reja politike, ato ekonomike, kulturore e sociale. Shoqëria kosovare, duke qenë e privuar nga ky rrugëtim i natyrshëm i ndërtimit të kapaciteteve dhe institucioneve demokratike shkaku i fenomenit të “katapultimit” të saj nga një shoqëri tipike postsocialiste (bile edhe fisnore!) në një shoqëri të re demokratike, kujtoj është interesante për çdo eksplorues social që të bëjë krahasimet e duhura sociologjike, në mënyrë që t’i kuptojë, si specifikat, ashtu edhe përvojën (nëse dëshmohen si të tilla) e ndërtimit të këtyre marrëdhënieve deri tani të panjohura.
  10. Rrugëtimi i Kosovës në ndërtimin e një kapitalizmi identik me vendet e tjera, që tradicionalisht kanë kultivuar një tip të natyrshëm të këtyre marrëdhënieve, tashmë ka dështuar. Ndërsa ajo çfarë është duke ndodhur në Kosovë ka të bëjë me një lloj kapitalizmi grabitqar, i cili po e rrit pamëshirshëm dhe zbulon veten e vet përmes ushtrimit të monopolit në politikë dhe gllabërimit të sferave të tjera të jetës ekonomike, në vend që të krijojë parakushte ligjore e ekonomike për një shtresëzim të natyrshëm social, që do të duhej të kultivohej sipas logjikës së një konkurrence lojale me rregulla strikte, të arritura përmes një konsensusi të gjatë dhe maratonik midis botës së biznesit dhe shtetit si rregullator i këtyre marrëdhënieve.
    14. Bartësit e këtij lloji të kapitalizmit të vrazhdë dhe, pa dyshim, joproduktiv për gjithë shoqërinë kosovare, në fakt janë jo biznesmenët e ngritur në bazë të konditave dhe parametrave ekonomikë, por politikanët e katapultuar dhe rekrutuar, përmes ushtrimit të fuqisë që ua mundësoi (fuqia politike) aparati shtetëror dhe mekanizmat e ndryshëm institucionalë, që për imperativ ekskluziv e kanë pasurimin brenda natës përmes shitjes së pasurisë shtetërore. Tani shtrohet pyetja bazike: a mund të shërbehemi edhe më tej me teorinë marksiste mbi klasat klasike apo duhet ta identifikojmë një proces të shtresëzimit, që strukturalistët bashkëkohorë e kanë goxha problem ta identifikojnë
  11. Do të ishte krejt e natyrshme sikur procesi i shtresëzimit social në Kosovë të ushtrohej përmes konkurrencës së tregut, ku nismëtarët e rinj ose pronarët e vegjël në tregun e brendshëm të fuqizoheshin dhe të pasuroheshin sipas kësaj logjike, por procesi i krijimit të shtresës së të pasurve shkoi në një drejtim tjetër interesant. Në realitet, rolin e kapitalisteve të rinj e morën politikanët, të cilët deri dje s‘kishin në pronësi të tyre pothuajse asgjë pranë vetes, ndërsa tani janë bërë pronarë të shumë kompanive shtetërore ose, të paktën, kanë aksione në këto kompani, të cilat u sollën më parë me “meritat” e tyre në greminën e bankrotit, në mënyrë që më vonë të njëjtat, përmes procesit të privatizimit të egër (të ndodhur të spinofit të famshëm), t’u shiten kompanive transnacionale.
  12. Dukuria e kooperimit të mafisë politike lokale dhe bosëve të kompanive të mëdha dhe të dyshimtë për fshehje të tatimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë në krijimin e kastës së re kapitaliste në vendet e tranzicionit është një proces, do të thosha, tejet i ri edhe nga ekspertët e lëmenjve të tjerë, por esenca është se ky fenomen në fazën e parë të ndërtimit të kapaciteteve kapitaliste, pra akumulimit të parë të kapitalit në një mënyrë ose tjetrën (siç e vlerësojnë ata) ishte në favor dhe në funksion të fillimit të krijimit të kapitalit fillestar, dukuri kjo që për shumicën e sociologeve ishte pa dyshim një shteg i radhës, që pak a shumë e ndihmoi procesin tjetër të kriminalizuar dhe të njohur si “shpëlarje të parave” të një vendi që nuk ka ndonjë tradite në konsolidimin e legjislativit dhe të sundimit të ligjit.
  13. Tani, kur kihet parasysh që efektet e privatizimit në rastin e Kosovës akoma nuk janë të prekshme në kuptimin e shifrave të reduktimit të papunësisë për shtresat e gjera të punëtorëve, atëherë bëhet shumë më e qartë se shteti i ri i Kosovës është në rrugë të dështimit në menaxhimin e resurseve dhe pasurisë se gjithmbarshme nacionale, që qe ngritur me djersen e gjeneratave të tera në ish regjimin e komunizmit. Zakonisht, për një përshtypje të këtillë shërbehen parametrat ekonomikë dhe ata socialë, që gjenden jashtë atij vendi ose atij shteti ku ndodhin këto keqpërdorime dhe këto manipulime në nivele herë-herë aferash e skandalesh, siç ishte ai i vetëvrasjes së ish-kryetarit të AKP-së dhe aferave të tjera kriminale, që në rastin e Kosovës janë evidentuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë, që e monitorojnë këtë proces.
  14. Shtresëzimi social, që prodhoi ky fenomen i kolapsit të pasurisë shtetërore, kjo në favor të grupeve ose klaneve që ishin afër ose, më mirë thënë, që e menaxhonin procesin e ndërrimit të titullarit të pronës shtetërore, bëri që tani të kemi një tipologji interesante dhe, do të shtoja, specifike të elitave ndër ne këtu në Kosovë.
  15. Aktualisht do të mund të flisnim në vija të trasha për disa lloje elitash: elitat makrobiznesore, që u rekrutuan nga sfera e politikës së pasluftës dhe elitat e tjera biznesore, që përpëlitën dhe varen tërësisht nga e lartcekura. Elita e cilësuarë si makrobiznisore në rastin tonë menaxhohet kryesisht në parime familjare, fisnore, krahinore etj. dhe, në fakt, tani edhe de jure është në proces të pronësisë së shumicës së kompanive dhe ish ndërmarrjeve shtetërore. Ndërkaq elita biznesore, që realisht është ajo e kompanive të vogla, ka hyrë me rreziqe në konkurrencës jolojale vendore edhe për shkak se bosët e makrobizneseve ushtrojnë haraç, si përmes taksave të ndryshme që ua shtojnë këtyre të dytëve në cilësinë e shtetarëve, ashtu edhe përmes financimit të dyshimtë të fushatave elektorale gjatë kohës së zgjedhjeve në nivele lokale dhe nacionale.