` . Shfaqet telefoni i ri i Xiaomit me 8 GB RAM – TV-SHENJA

Shfaqet telefoni i ri i Xiaomit me 8 GB RAM

Smartfoni i ri – i quajtur ‘Blackshark’ – është shfaqur në uebfaqen e njohur AnTuTu.

Derisa prodhuesi nuk është zbuluar, emri kodues i këtij smartfoni lidhet me Xiaomin sepse kjo kompani kineze zotëron mbështetjen e Black Shark Technology Incorporated, transmeton Koha.net.

Disa nga specifikat kyçe që i zbulon AnTuTu përfshihen procesori Snapdragon 845 SoC, ekrani me rezolucion prej 2160 x 1080 pikselë, si dhe 8 GB RAM memorie.

Kjo uebfaqe, po ashtu, zbulon edhe disa speficika të tjera, si sistemin operativ Android 8.0 Oreo dhe 32 GB memorien e brendshme.

Deri tani është spekuluar se Xiaomi është duke punuar në një telefon për lojëra dhe ‘Blackshark’ mund të jetë ai, ku synimi i tij është që të marrë kurorën e telefonit më të mirë për lojëra nga Razer.