` . Shfaqet telefoni i ri i Motorolas me specifika të fuqishme - TV-SHENJA

Shfaqet telefoni i ri i Motorolas me specifika të fuqishme

Telefoni i ri i kompanisë së Motorola është shfaqur në uebfaqen e njohur Geekbench.

Nën emrin Motorola XT1650, sipas kësaj uebfaqe, telefoni i ri vjen me procesor më të ri të Qualcommit, 1.90 GHz Snapdragon 835 SoC me tetë bërthama, dhe 4 gigabajt RAM memorie, transmeton Koha.net.

Përveç kësaj, Geekbench zbulon se telefoni i ri i Motorolas punon me sistemin operativ Android Nougat në version 7.1.1.

Për momentin, asgjë tjetër nuk është zbuluar në lidhje me këtë telefon të avancuar, por zbulimi i numrit të modelit (XT1650) tregon se ky mund të jetë Moto Z (2017).


Postime të Ngjajshme