` . Shfaqet tableti i ri i Samsungut, ngjason me Tab S5 - TV-SHENJA

Shfaqet tableti i ri i Samsungut, ngjason me Tab S5

Herën e fundit gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka përditësuar serinë e tij të tabletave (nuk është fjala për serinë e madhe Galaxy View 2) në muajin shkurt duke sjell tabletin Tab S5e.

 Ishte një ofertë mjaft e mirë, veçanërisht nëse jeni të dhënë pas njësive Super AMOLED të Samsungut që janë në krye të industrisë së teknologjisë si një diagonale e madhe, shkruan gsmarena, transmeton Koha.net. Tab S5e ka ekran 10.5-inç dhe kushton 400 euro, së bashku me një çantë të gjërave dhe veçorive të tjera dhe me trup të freskët shkëlqyer me trashësi prej 5.5 mm.

Tani, në uebfaqen e njohur GeekBench është shfaqur një tablet i ri i cili ngjason shumë me Tab S5e por nuk është një pajisje e avancuar. Natyrisht, duket se ka më shumë seç duhet veçoritë për t’u llogaritur si një pajisje e avancuar, por është më se e qartë se Samsungu ka planifikuar që ta zëvendësojë procesorin e tij Snapdragon 670 me procesorin e teknologjisë së fundit – Snapdragon 855.