` . Shfaqen fotografitë e reja të HTC 10 – TV SHENJA

Shfaqen fotografitë e reja të HTC 10

Këtë vit, kompania HTC është pak prapa nga Samsung, LG dhe Sony sa i përket lansimit të smartfonëve të rinj të avancuar.

Kohëve të fundit është raportuar se HTC është duke planifikuar që të zbulojë pajisjen e saj të avancuar të ardhshme së shpejti, ndoshta do të ndodhë në fund të këtij muaji.

Dje është raportuar gjithashtu se ky smartfon i ardhshëm nuk do të quhet HTC M10, por do të quhet HTC 10.

Po ashtu kemi parë se në fotografi se kjo pajisje do të vjen në version me ngjyrë të zezë dhe ngjyrë të kombinuar zi-argjend, siç mund të shihni në fotografinë e mësipërme, raporton Phone Arena, transmeton Koha.net. Tani, janë shfaqur fotografitë e reja të cilat tregojnë se HTC 10 do të vjen edhe në version me ngjyrë të kombinuar bardhë-argjend.

Sikurse Galaxy S7 i Samsungut, G5 i LG-së dhe Xperia X Performance i Sonyt, HTC 10 do të vjen me procesor të kompanisë Qualcomm, Snapdragon 820. Gjithashtu do të vjen edhe me ekran 5.2-inç Quad HD me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë, 4 gigabajt RAM memorie, si dhe me kamerën kryesore UltraPixel prej 12 megapikselë.

Postime të Ngjajshme