` . Sherifi në “Intervista”: BDI dështoi në zgjedhjet e diasporës - TV-SHENJA

Sherifi në “Intervista”: BDI dështoi në zgjedhjet e diasporës

Diaspora shqiptare denoncon manipulimet zgjedhore të vitit 2011 dhe vitit 2014. Kreu i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoninë Xhevat Sherifi në emisionin “Intervista” tha se i tërë procesi zgjedhor i 2014-ës është politizuar nga nga BDI-ja, e cila ka grumbulluar votat e shqiptarëve duke i bindur se po japin kontribut  për çështjen shqiptare, dhe kanë dhënë garancë se vota e tyre nuk do të keqpërdoret. E nga ana tjetër partia maqedonase në pushtet  i ka fshirë shqiptarët nga lista e votuesve, rrugës për në KSHZ, duke i lënë rrugë kështu deputetëve maqedonas që të fitojnë zgjedhjet. Ky manipulim i ka hidhëruar tej mase mërgimtarët të cilët kanë vendosur tërësisht të bojkotojnë zgjedhjet e vitit 2014.

 “Duke i ndihmuar partisë që është në pushtet i cili e projektoi këtë projekt ta infiltrojë diasporën në zgjedhje, e bëri që ky ti fitojë të gjitha vendet. E realizuan me dy formulare. Njëri formular ishte për të ç’regjistruar nga vendbanimi ku jeton ti, dhe tjetra që të regjistrojë në atë qendër votimi ku banon tij…Të gjitha këto formulare shkonin në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku ata i formulonin këto lista. E gjetën mënyrën se si ti heqin shqiptarët nga lista. Ata i formonin listat dhe ja dorëzonin KSHZ-së, e KSHZ-ja i regjistronte dhe i dërgonte nëpër pëfaqësitë diplomatike. Kur e pamë ne këtë hile, bojkotuam zgjedhjet për Amerikë dhe Kanada”, ka deklaruar Xhevat Sherifi, kryetar i diasporës shqiptare për Maqedoninë.

Sherifi akuzon BDI-në për shkatërrimin e diasporës shqiptare.

 “Partitë politike të Maqedonisë dhe Kosovës e kanë shkatërruar diasporën shqiptare, sidomos BDI-ja pasi flas për Maqedoninë. Unë kam një komunitet shumë të madh të Kërçovarëve në Çikago dhe rrethinë që nuk e kanë parë zgjidhjen,  që nuk janë ballafaquar  me realitetin e shqiptarëve të Maqedonisë. Mirëpo kanë mbrojtur klanet familjare, ai lokalizmi. Alija nuk bon por është i joni. Kjo nuk ka justifikim. Nuk mund ta mbrosh një person, edhe po ta kesh babë nëse nuk bën nuk bën, duhet të vijë ai i cili e meriton, i cili punon drejtë për popullin”, ka shtuar Sherifi.

Sherifi paralajmëroi bojkotim edhe të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pasi sipas tij nuk mund të lejojnë me dorën e tyre ardhjen e një qeverie kriminele përsëri në pushtet.  Sherifi denoncoi edhe keqpërdorimin e fondeve për luftën e vitit 2001, pasi që asnjëherë nuk është dhënë llogari se ku dhe si janë harxhuar këto para.

Ferikan Iljazi /SHENJA/


Sherifi në “Intervista”: BDI dështoi në… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme