` . Shënohet 16-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit - TV-SHENJA

Shënohet 16-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit

Sot shënohet 16-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, me të cilin u dha fundë konfliktit të armatosur të vitit 2001. Kësaj marrëveshjeje i paraprinë bisedimet  për paqe filluan në Shkup më pas vazhduan në Ohër. Më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno në Shkup, marrëveshjen e nënshkruan presidenti i atëhershëm i Maqedonisë Boris Trajkovski, ish kryetari i VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski, kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ai i PPD-së Imer Imeri dhe i PDSH-së Arben Xhaferi.

Nënshkrues të marrëveshjes në cilësinë e garantuesve kanë qenë edhe përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-së Fransoa Leotar dhe Xhejms Pardju të cilët kanë marrë pjesë në bisedime.

Edhe 15 vite nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje mund të thuhet se kjo marrëveshje ende nuk është zbatuar në tërësi. Argumentim për këtë është se implementimi i saj kërkohet edhe në marrëveshjen e fundit në Përzhino. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme