` . Shënohen 9 vatra të reja zjarri në Shqipëri - TV-SHENJA

Shënohen 9 vatra të reja zjarri në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 9 vatra zjarri në Vlorë, Fier, Durrës, Berat, Tiranë, Lezhë dhe Dibër.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 75 zjarrfikës me 13 automjete, 60 forca ushtarake, si dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.

Postime të Ngjajshme