` . Shembet ura e lumit Poroj, rrezik për përmbytje (VIDEO) - TV-SHENJA

Shembet ura e lumit Poroj, rrezik për përmbytje (VIDEO)

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë kapluar disa pjesë të vendit mbrëmë, kanë vazhduar edhe sot ndërsa në disa vendbanime më kritike kanë shkaktuar edhe përmbytje.

Në fshatin Poroj të Tetovës ekziston rrezik për përmbytje, ndërsa banorët e vendit janë në gatishmëri. Në pamjet që kanë publikuar qytetarët e asaj ane shihet rritje e konsiderueshme e nivelit të ujit në lumin Poroji. Sasia e ujit që bart me vete edhe gurë dhe drunj, e ka shkatërruar pothuajse tërësisht urën mbi lumin Poroj, gjë që rrezikon edhe daljen e lumit nga shtrati. /SHENJA/

Gepostet von POROJ – Faqja Zyrtare am Montag, 17. Juni 2019