` . Shembet një ndërtesë pesëkatëshe në Turqi, evakuohen banorët - TV-SHENJA

Shembet një ndërtesë pesëkatëshe në Turqi, evakuohen banorët

Në jug të Turqisë u shemb një ndërtesë nga e cila u evakuuan të gjithë njerëzit para rrënimit të tij, raporton AA.

Ndërtesa pesëkatëshe u shemb në qarkun Toroslar, në provincën mesdhetare të Mersinit.

Banorët mbrëmë alarmuan për kërcitje dhe plasaritje të shtyllave mbështetëse dhe mbajtëse të ndërtesës dhe u larguan nga objekti, i cili mëngjesin e sotëm u shemb plotësisht.

Sipas informacioneve të deritanishme nga shembja e ndërtesës nuk pati viktima ndërsa shërbimet kompetente edhe më tej vëzhgojnë dhe kryejnë hetime në rrënoja.