` . Shekerinska: Qeveria i ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet në BFI - TV-SHENJA

Shekerinska: Qeveria i ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet në BFI

Zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska, ka deklaruar se Qeveria i ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet në Bashkësinë Fetare Islame (BFI), ndërsa ka ritheksuar qëndrimin e shprehur vazhdimisht se shteti nuk do të përzihet në çështjet fetare.

Zgjidhja e problemeve të brendshme ju takon ju takon besimtarëve. “Edhe gjykatat janë kompetente për këtë problematikë ta thonë fjalën e fundit për falsifikimin e mundshëm të dokumenteve, siç pohuan dje nga BFI. Na duhet të jemi shumë të kujdesshëm që asnjëherë, për asnjë çmim të mos ndërhyjmë në marrëdhëniet ndërmjet bashkësive fetare”, ka deklaruar Shekerinska. /SHENJA/