` . Shekerinska: Po i reformojmë strukturat e intelegjencës (Video) – TV-SHENJA

Shekerinska: Po i reformojmë strukturat e intelegjencës (Video)

Reformat në fushën e gjyqësorit, në fushën e strukturave të intelegjencës dhe përgjithësisht edhe në përmirësimin e klimës politike, janë disa nga reformat që janë përfshirë  në programin për vazhdimin e reformave që mbrëmë përfaqësues të vendit e kanë dorëzuar në NATO. Numri një një i Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, tha se është punuar gjatë në këtë program dhe është përgatitur në bashkëpunim edhe me partnerët e NATO-s. Ajo po ashtu, tha se pjesa e dytë e reformave ka të bëjë me fushën e mbrojtjes ndërsa, e treta me atë se si Maqedonia të mund të filloj të funksionoj në koordinim dhe në pajtueshmëri me Aleancën.

RADMILA SHEKERINSKA, MINSITRE E MBROJTJES

“Kuptohet se edhe NATO nuk pret që programi do të realizohet deri në mars. Përkundrazi, qëllimi i këtij programi është që të siguroj sekuenca dhe hapa të qartë që do të realizohen gjatë periudhës së ratifikimit të protokollit tonë për NATO. Protokolli i NATO duhet të përgatitet në fillim të fillim të vitit 2019 nga ana e Aleancës dhe në atë protokoll do të jenë të përfshira edhe këto reforma. Megjithatë, procesi i ratifikimit në parlamentet e të gjitha vendeve anëtare do të shkoj paralelisht me reformat tona”.

Shekerinska pas debatit për efektet e qasjes së Maqedonisë në NATO, deklaroi se për vendin anëtarësimi në Aleancë do të thotë rritje e sigurisë, parashikueshmërisë por edhe shansë për rritje më të madhe ekonomike.

RADMILA SHEKERINSKA, MINSITRE E MBROJTJES

“Kuptohet se nuk duhet të presim që anëtarësimi në NATO të zgjidh të gjitha problemet tona, por ai është proces i rritjes, transformimit dhe përmirësimit të shtetit. Në fund gjithçka do të varet nga forcat tona, kapacitetit dhe fuqisë që t’ju sigurojmë qytetarëve shansa më të mira për jetë”.

Gjatë këtij debati u theksua se anëtarësimi në këtë organizatë do t’i sjellë vendit siguri dhe mbrojtje, kontroll të hapësirës ajrore dhe menaxhim i tërësishëm me kriza, si dhe rritje të bruto prodhimit vendor dhe investimet e huaja direkte. Teuta Buçi /SHENJA/