` . Shefi i OSBE-së: Janë shqetësuese vonesat për statusin e PSP-së - TV-SHENJA

Shefi i OSBE-së: Janë shqetësuese vonesat për statusin e PSP-së

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja gjatë prezantimit të Raportit të dytë të OSBE-së për punën e Prokurorisë Speciale Publike, tha se ata janë të shqetësuar me vonesën që po bëhet sa i përket ligjit për PSP.

“Ne jemi të shqetësuar me vonesën për draft ligjin, duke e ditur se mandati për punë po skadon. Është e rëndësishme që Specialja të vazhdoj të punoj”, tha Koja, raporton Shenja. Raporti i OSBE-së ka të bëj me 20 raste të PSP-së për të cilat akuza janë ngritur para qershorit 2017. /SHENJA/